Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Përvjetori i themelimit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj: Guxoni sot, për një Atdhe model
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka festuar sot dyvjetorin e krijimit të saj me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë themelues, anëtarë dhe mbështetës. Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit, kryetari i lëvizjes, Adriatik Lapaj, kujtoi fillesat e rrugëtimit politik, duke theksuar se nismën e nisën vetëm 25 ëndërrimtarë, të cilët besuan se ndryshimi është i mundur. Ai pranoi se gjatë kësaj kohe janë bërë edhe gabime, duke i cilësuar ato si dëshmi përpjekjeje. Duke iu drejtuar shqiptarëve, Lapaj bëri thirrje për guxim dhe besim në vetvete, si rrugë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë “2 vite më parë nga Mirdita e vlerave nisëm një rrugëtim idealesh. Ishim 25 ëndërrimtarë që I hymë detit në këmbë. Udhëtuam kudo në Atdhe e...