Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pasi ka skaduar marrëveshja 10-vjeçare mes tij dhe fuqive botërore, ndonëse Teherani përsëriti më 18 tetor “angazhimin tonë ndaj diplomacisë”. Marrëveshja e vitit 2015 – e nënshkruar në Vjenë nga Irani, Kina, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – parashikonte heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Republikës Islamike në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Teheranit. Por, nga marrëveshja Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, ndërsa më pas edhe Irani u tërhoq nga angazhimet e tij. Muajin e kaluar, ndaj Iranit u rivendosën sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Mekanizmin e vendosjes automatike të sanksioneve e aktivizuan nënshkrueset...