“Vazhdon terrori”, Hamasi akuzon Izraelin: E ka shkelur marrëveshjen 47 herë

“Vazhdon terrori”, Hamasi akuzon Izraelin: E ka shkelur marrëveshjen 47 herë

Qeveria e Hamasit në rripin e Gazës, ka bërë një deklaratë këtë të shtunë përmes së cilës akuzon Izraelin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, në fuqi që nga 10 tetori 47 herë, me sulme kundër civilëve që kanë rezultuar në vdekjen e 38 personave. “Izraeli ka kryer një sërë shkeljesh serioze dhe të përsëritura që nga njoftimi i përfundimit të luftës në Rripin e Gazës, për një total prej 47 shkeljesh të dokumentuara deri më sot, në shkelje flagrante dhe të qartë të vendimit të armëpushimit dhe normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, thuhet në deklaratë. Qeveria e Gazës është shprehur se ndër shkeljet e kryera nga Izraeli përfshihen: ndalim i disa civilëve dhe madje bombardime dhe sulme të qëllimshme kundër tyre. Hamasi ka...