Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza/ Në çfarë drejtimi do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?
“Mungesë durimi nga Brukseli dhe kërkesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë brenda një periudhe të shkurtër”. Kështu i interpreton mesazhet e presidentes së Komisionit Evropian ndaj autoriteteve në Beograd eksperti për siguri dhe politikë të jashtme, Igor Bandoviq. Ursula von der Leyen deklaroi pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 15 tetor se “tani është momenti i duhur për të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit” në BE. Ajo bëri thirrje për përparim në sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe reformat zgjedhore, si edhe për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. “Tani e kemi parë në praktikë se si duket kur politika e balancimit ka afat skadimi. Mendoj se tani do të duhet të merret një vendim përfundimtar”, thotë për Radion Evropa e Lirë...