Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Janusz Bugajaski. Lajmi u bë i ditur nga ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, i cili shprehu hidhërim të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të ngushtë. “Jam i tronditur dhe thellësisht i trishtuar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë të rajonit dhe një mbrojtës i vendosur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit “, shkroi Biberaj. Biberaj kujton të gjitha vitet e bashkëpunimi me Bugajskin në projekte të ndryshme, veçanërisht ato që lidhen me Ballkanin. “Gjatë viteve, kemi punuar...