Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vllaznia fatlume në Ballsh, mposht Bylisin falë një autogoli
18 Tetor 2025 17:18 Telesport Vllaznia sot arriti një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Bylisit me rezultatin 0-1. Ekipi shkodran vuajti shumë në Ballsh, por në fund mori relativisht me fat tri pikë të çmuara. Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, pavarësisht disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat. Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 83-të, kur një aksion i Vllaznisë përfundoi me një autogol nga mbrojtësi i Bylisit, Peralta. Skuadra pritëse dha disa shenja reagimi dhe mendoi se kishte barazuar në minutat e fundit, kur Abdullai shënoi pas një aksioni të diskutueshëm. Megjithatë, arbitri anuloi golin për një faull të mëparshëm. Kjo qe fitorja e tretë radhazi për ekipin e drejtuar nga Edi Martini. Vllaznia tashmë shkon në...