Këlliçi: Nuk i ndërhyjmë Florjan Binajt në fushatë, por komisionerët do jenë të PD

Këlliçi: Nuk i ndërhyjmë Florjan Binajt në fushatë, por komisionerët do jenë të PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në “A2 Weekend” me Suela Demirin, në A2 CNN ka deklaruar se opozita është e gjitha në terren për të kërkuar votën për Florjan Binajn në garën për kryetar bashkie në Tiranë, por pa ndërhyrë në programin e tij. Sipas Këlliçit, llogaritë e PD-së janë pozitive dhe parashikojnë një fitore të mundshme në Tiranë për Binajn, për të cilin tha se “përmbledh në tërësi interesat e gjithë opozitës”. “Tani që të sqarojmë qytetarin që na ndjek pikë së pari Florjan Binaj është kandidat i pavarur por gëzon mbështetjen e të gjitha forcave politike opozitare ku prin Partia Demokratike si forca më e madhe opozitare në vend. Ndërkohë që zoti Binaj është në fushatën e tij elektorale dhe vijon kryesisht...