Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Garda Kombëtare në gatishmëri, priten më shumë se 2,500 protesta kundër Trump në SHBA
Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vënë në gatishmëri trupat e Gardës Kombëtare, për t’u përgatitur ndaj protestave mbarëkombëtare kundër Donald Trump dhe politikave të tij. Organizatorët e protestave, të njohura si “No Kings”, thonë se tubimet do të zhvillohen në mbi 2,500 vende në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, aleatët e presidentit Trump i kanë akuzuar protestuesit se janë të lidhur me lëvizjen Antifa, të ekstremit të majtë. Guvernatorët e Teksasit dhe Virxhinias kanë aktivizuar njësitë e Gardës Kombëtare në shtetet e tyre, megjithëse ende nuk dihet se sa e madhe do të jetë prania ushtarake në terren. Sipas BBC, protesta e fundit “No Kings”, e mbajtur në qershor, mblodhi më shumë se pesë milionë pjesëmarrës, të cilët dolën në rrugë për...