Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndahet nga jeta në moshë të re Joana Qyli, pjesë e konsullatës shqiptare në Selanik
Është ndarë nga jeta në moshë të re, Joana Qyli, pjesë e stafit të konsullatës shqiptare në Selanik. Lajmin e bëri publik Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, në një postin në rrjetin Facebook. “E trishtë përtej dhimbjes të shohësh si shuhen këto sy plot jetë. Joana Qyli ka shëmbëllyer mirësinë dhe frymëzimin e një vajze plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e saj. Si pjesë e stafit te Konsullatës në një periudhe jo të shkurtër, Joana fitoi respektin dhe ngrohtësinë e kolegëve dhe të qytetarëve që me aq korrektësi u shërbeu. Edhe pse në një rrugëtim të shkurtër me jetën, ajo arriti ta ndërtoje atë bukur, me ngjyrat e shpresës dhe forcën për të mposhtur dhimbjen. Ngushëllimet më të ndjera...