Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Malltezi për tubimin e Ramës në Tiranë: Ballo me maska
Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me tubimin e organizuar në Tiranë nga Edi Rama gjoja për të përkrahur ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por në fakt ishte më shumë si një lëvizje për të treguar se ka ndikim në Kosovë dhe tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Malltezi e ka quajtur ngjarjen ‘ballo me maska’, duke iu referuar mënyrës se si disa pjesëmarrës janë paraqitur në aktivitet. ‘Ballo me maska. Kjo foto që veshin kapelen dhe ju duket vetja ‘komandanta të UÇK’ me kujton historinë e Ramush Haradinaj, kur po e ofendonin gjatë fjalimit të tij më 7 Mars 2005 tek stadiumi i Prishtinës, ndërkohë që përshëndeste trupat gjatë parakalimit...