Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Butrinti te Berati, vizitorët ‘dynden’ në sitet kulturore shqiptare
Turizmi kulturor në Shqipëri vijon të njohë rritje të ndjeshme si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në interesin e publikut vendas dhe të huaj. Gjatë periudhës janar–shtator 2025, të ardhurat e përfituara nga vizitat në sitet kulturore kanë kapur shifrën e 517.5 milionë lekëve, ndërsa numri i vizitorëve ka arritur në plot 1,259,774 persona. Ky rezultat vjen si dëshmi e rritjes së vëmendjes ndaj trashëgimisë historike dhe kulturore të vendit, duke e kthyer atë në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit shqiptar. Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, parqet arkeologjike kanë sjellë të ardhurat më të larta, me një total prej 291 milionë lekësh. Më pas vijnë muzetë, të cilat kanë arkëtuar 120.5 milionë lekë, ndërsa kalatë...