Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Godet granatën duke punuar ullishten, plagoset i moshuari në Himarë
Një i moshuar, i moshës 85 vjeç, është plagosur ditën e sotme, 18 tetor, në Himarë, teksa ishte duke punuar një sipërfaqe toke, ku shpërtheu një granatë dore. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen “Livadhë” të Himarës, ku i moshuari po punonte ullishten e tij. Granata ishte e fshehur në rrënjët e një ulliri. I moshuari sakaq, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. “Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht...