Nesër zgjedhjet lokale në RMV, votojnë 1.8 milionë qytetarë, garë e paqartë në komunat shqiptare

Nesër zgjedhjet lokale në RMV, votojnë 1.8 milionë qytetarë, garë e paqartë në komunat shqiptare

Maqedonia e Veriut mban nesër, më 19 tetor 2025, zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia. Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe anëtarët e këshillave komunalë. Të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 votues ndodhen në vend. Procesi i votimit do të zhvillohet në 3.474 qendra aktive votimi. Garë e paqartë në komunat shqiptare Sipas analizave dhe sondazheve, ndërsa rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase konsiderohet kryesisht i parashikueshëm, beteja zgjedhore mbetet e hapur dhe rezultati i paqartë në disa prej komunave ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën. Në këto zgjedhje, garojnë gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista këshilltarësh, me...