“Familjet shqiptare ulin borxhet”, BSH: Vetëm 17% e tyre kanë kredi aktive

“Familjet shqiptare ulin borxhet”, BSH: Vetëm 17% e tyre kanë kredi aktive

Gjatë vitit 2025, gjithnjë e më pak shqiptarë po jetojnë me barrën e një huaje. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm 17% e familjeve kanë aktualisht një kredi aktive. Në krahasim me vitin e kaluar, kjo shifër është ulur me 7 pikë përqindjeje, duke reflektuar një situatë më të qëndrueshme në financat e familjeve. Rënia e huamarrjes shoqërohet me një përmirësim të dukshëm të aftësisë paguese. Rreth 83% e familjeve huamarrëse shprehen se shlyerja e kredisë u merr më pak se 30% të të ardhurave mujore, një tregues ky që flet për lehtësimin e presionit financiar. Një tjetër element pozitiv lidhet me pritshmëritë për gjysmën e dytë të vitit, ku tre në katër familje mendojnë se gjendja e tyre financiare do të...