Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nis edicioni i gjashtë i Akademisë së Arbitrimit
Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua ceremonia e nisjes së edicionit të gjashtë të Akademisë së Arbitrimit, një program i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me BASHF. Në këtë aktivitet morën pjesë Shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola, si edhe dy arbitrat e njohur Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja. Në këtë edicion të ri, interesi për t’u bërë pjesë e Akademisë ka qenë i lartë, me mbi 90 të rinj të regjistruar deri më tani. Ata do të trajnohen nga stafi i specializuar i FSHF-së, me synimin për të përfunduar me sukses programin dhe në të ardhmen për t’u bërë pjesë e botës së futbollit si arbitra...