Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pronarit grek i ‘mbushet kupa’, shkarkon menjëherë trajnerin 30 minuta pas disfatës me Chelsean
Nottingham Forest ka marrë një vendim të menjëhershëm pas humbjes 0-3 ndaj Chelseat, duke shkarkuar trajnerin Ange Postecoglou nga detyra e tij si trajner i parë. Klubi publikoi njoftimin zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmoi se “pas një serie rezultatesh dhe paraqitjesh zhgënjyese, Postecoglou është liruar nga detyrat me efekt të menjëhershëm”. Ky vendim vjen në një moment kritik për Forest, që nuk ka arritur asnjë fitore në 8 ndeshjet e fundit, duke zbritur ndjeshëm në renditje dhe duke hyrë në zonën e rrezikut. Në deklaratën zyrtare, klubi shtoi se “nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, ndërsa mediat britanike raportojnë se drejtuesit janë tashmë në kërkim të pasuesit të Postecoglou.