Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpërthen një granatë në Himarë, raportohet për të lënduar
Një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë pas shpërthimit të një granate dore. Ngjarja u regjistrua teksa i moshuari ishte duke punuar tokën, në lagjen “Livadhë”, Himarë. 85-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Granata e dorës ishte e vendosur në rrënjët e një ulliri. “Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.