Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Motra Tone” në dokumentar, pasardhës të Kolë Idromenos i dhurojnë muzeut disa sende të familjes
“Motra Tone”, kryevepra e piktorit Kolë Idromeno përbën një nga portretet më të njohura të artit shqiptar. Së fundmi për figurën e motrës së vetme të piktorit shkodran, po përgatitet një dokumentar nga regjisori Vranin Gecaj nga Kosova. Ai ka zgjedhur pikërisht Motrën Tone si boshtin tematik të projektit të tij të fundit. E në këtë rrugëtim, një moment i vecantë ishte edhe dhurimi që i bënë muzeut historik të Shkodrës, pasardhësit e kësaj familje. Një bust i Idromenos dhe disa veshje që i shpëtuan luftës së Kosovës, e që i përkasin motres Tone, tashmë do të jenë në fondin e muzeut historik të Shkodrës. Regjisori Gecaj thekson se projekti ka për qëllim të hedhë dritë mbi rrënjët familjare dhe shpirtërore të këtij portreti. Dokumentari...