Himarë/ Plagoset 85-vjeçari nga shpërthimi i një granate dore në ullishten e tij

Himarë/ Plagoset 85-vjeçari nga shpërthimi i një granate dore në ullishten e tij

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në lagjen “Livadhë” të Himarës, ku një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore gjatë punimeve në tokën e tij. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. K., 85 vjeç, po punonte në ullishten e tij kur granata, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri, shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime në këmbë. I moshuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave së ngjarjes.