Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Teuta sfidon Tiranën, Dobi: Ndeshje speciale, futemi në fushë me mentalitetin e duhur
Në prag të ndeshjes ndaj Tiranës, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Mister Dobi, përballja me Tiranën është gjithmonë një test i rëndësishëm. Si e keni përgatitur skuadrën për këtë sfidë? Jo vetëm me Tiranën, por çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Sigurisht që kjo sfidë ka një domethënie të veçantë, për shkak të historisë mes Teutës dhe Tiranës. Janë dy nga klubet më të vjetra në Shqipëri dhe ky është një rivalitet që edhe unë e kam shijuar vetë në kohën kur luaja. Kjo i jep një rëndësi të madhe përballjes, por për ne çdo ndeshje mbetet po aq e vlefshme. Skuadra juaj ka treguar stabilitet në fazën mbrojtëse javët e fundit. Do të shohim një Teutë më të...