Nations League për vajza/ Dy ”betejat finale” kundër Qipros, trajneri Grima shpall listën me 23 lojtaret e grumbulluara

Nations League për vajza/ Dy ”betejat finale” kundër Qipros, trajneri Grima shpall listën me 23 lojtaret e grumbulluara

Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League, që do të përcaktojnë nëse skuadra kuqezi do të mbetet në Ligën B apo do të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm. Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar sot listën me lojtaret e thirrura për këto sfida vendimtare. Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë tre portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu dhe Klesjana Spaho. Trajneri Grima ka ftuar nëntë mbrojtëse për këto sfida: Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera  Tukaj, Leonora Dedgjonaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Suzane Vuksani, Aglia Iliadhi, Sara Maliqi. Në mesfushë: Xhesika Ndoj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Erjona Emerllahu,...