Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kanosur me armën e shërbimit disa persona me të cilët ishte konfliktuar në një lokal në kryeqytet. AMP ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë, ku më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit...