Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sytë janë nga Kushtetuesja/ Zgjedhja e një anëtari të gjykatës: Ose do pranohet vota, ose do humbasë fjala drejtësi
Çështja e zgjedhjes së anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese nisi si një procedurë e zakonshme, por u kthye në një pasqyrë të qartë të mënyrës si funksionon drejtësia në vend. Pas mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më 30 shtator, ku një votë u shpall e pavlefshme, debati doli nga salla e gjyqtarëve dhe hyri në sytë e publikut. Sepse kur në qendër të vendimmarrjes vihet një fletë letre, dhe jo vullneti i një gjyqtari, pyetja bëhet shumë më e thjeshtë dhe shumë më e rrezikshme: kush e përcakton drejtësinë – ligji, arsyeja apo administrata. Gjykata e Lartë e quajti procesin “të ligjshëm, transparent dhe të dokumentuar”. Por pas gjithë frazave formale, një fakt mbetet i pandryshuar: një votë u hodh dhe nuk...