Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet e IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Duhet të paguhet buxheti

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet e IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Duhet të paguhet buxheti

Fondet e IPARD u ndalën në korrik 2023 pasi OLAF, zyra kundër korrupsionit pranë Komisionit Europian, gjeti shkelje me fondet e shpërndara. Nga raporti i monitorimit të buxhetit të AZHBR-së shihen në fakt “humbjet” që Shqipëria ka regjistruar nga pezullimi i programit IPARD II. Kështu, në vitin 2023 ishin planifikuar që të shpërndaheshin për fermerët 40 milionë euro. Për shkak të ngrirjes së fondeve u shpërndanë vetëm 9 milionë euro, ndërsa në 31 milionë euro OLAF gjeti shkelje me procedurat. Ndërkohë, në vitin pasardhës 2024, Brukseli vendosi të japë një leje të veçantë 1-vjeçare për të disbursuar një pjesë të mbetur të pagesave nga fondi për fermerët me dokumentacion të rregullt. Kështu, në buxhetin e AZHBR-së për 2024-ën u shpërndanë nga fondet e IPARD II...