Rijetëzimi i ‘Asllan Rusit’/ Tare: Topin nuk ka kush ta gjuajë!

Rijetëzimi i ‘Asllan Rusit’/ Tare: Topin nuk ka kush ta gjuajë!

Nga Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme. Pasi zbriti nga biçikleta, bëmë një copë rrugë në këmbë. Si është djali? e pyeta. Djali i tij 16 vjeçar stërvitet në basketboll. E kisha parë disa herë në njërën nga palestrat e vjetra të shkollave të Tiranës. Mirë, më tha, ka shkuar 2.1 metra i gjatë. Ou, i thashë i habitur, vazhdon me të njëjtin ekip? Jo, tha, e çova në një shkollë në Itali. E panë skautët italianë dhe e morën. Para tij kanë shkuar edhe katër çuna të tjerë atje. Është një shkollë e specializuar që merret me talente. Po këtu, e...