Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Saimir Vishaj shpall kandidaturën për Avokat Populli: Deri tani kanë firmosur 52 deputetë
Kuvendi pret deri në fund të muajit që juristë apo aktivistë të të drejtave të njeriut të kandidojnë për Avokat Populli. Ndër të parët që ka shprehur interes, është avokati i njohur Saimir Vishaj. Ai njoftoi në rrjetet sociale, se deri tani, për emrin e tij, kanë firmosur 52 deputetë nga PD dhe PS. “Mirënjohje për këta deputetë që firmosën për një kandidaturë nga shoqëria civile në këto 35 vite demokracie. Gjithmonë kam mbajtur vijën e prindërve të mi dhe asnjëherë nuk kemi marrë pjesë në ndonjë forcë politike, por kemi qenë të përkushtuar vetëm ndaj ligjit dhe legjislacionit në fuqi”, thotë avokat Vishaj. Ai shpall edhe platformën e tij për Avokat Populli, me moton “Askush nuk është mbi ligjin dhe barazinë gjinore”. Zgjedhja e...