Zekthi merr në mbrojtje Leskajn: E pisët të ngrihet stuhi ndaj një deputeti pse ka pirë alkool

Zekthi merr në mbrojtje Leskajn: E pisët të ngrihet stuhi ndaj një deputeti pse ka pirë alkool

Nga Fitim Zekthi Manifestimi për të mbështetur drejtuesit e UÇK-së dhe për të mbrojtur pafajësinë e tyre ndaj akuzave për krime lufte në vitet 1998–2000 është i mrekullueshëm dhe ka qenë i tillë gjithmonë. Është marrëzi ose ligësi të ruash inatin politik ndaj drejtuesve të UÇK-së që u bënë qeveritarë të Kosovës pas viteve 2000 dhe të shash, kritikosh apo bojkotosh manifestimin. Është marrëzi dhe ligësi të bësh llogari politike se çfarë fiton një parti apo një politikan nga ai manifestim dhe ta shash apo bojkotosh mbi këto llogari. Është e ulët dhe e poshtër të vësh një çështje kaq të madhe dhe kaq historike, si nderi dhe lufta e drejtë e UÇK-së  e simbolizuar në luftën e një populli të masakruar për një shekull...