Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kush është 23-vjeçari shqiptar që u vra me thikë në parkingun e universitetit? Zbulohet shkaku i krimit
I riu, sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive të mbledhura nga policia italiane, rezulton se kishte mbërritur në kryeqytetin e Umbrias dje nga rajoni Marche, me një grup miqsh. Cumani u vra në Via Pascoli, ndërsa ishte banor i Fabrianos. Ai kishte edhe shtetësinë italiane, teksa mori plagë vdekjeprurëse në gjoks. Sipas “Corriere dell’Umbria”, viktima kishte mbërritur në Perugia nga rajoni i Marche mbrëmë me një grup miqsh për të kaluar disa orë feste me shoqërinë e tij. Ata vizituan disa bare dhe më pas mbërritën në “110 Caffè”, të vendosur përballë parkingut ku ai u plagos për vdekje dhe ku mund të ketë shpërthyer një sherr midis grupeve të të rinjve, për çështje të parëndësishme. Sulmi ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit, në kulmin e...