Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Miza e bardhë” dëmton bujqësinë! Elbasan, insekti ka goditur mbi 10 hektarë tokë. Speci, më i dëmtuari
Në Jagodinë dhe Muriqan të Elbasanit, por jo vetëm, fermerët po përballen me dëme të mëdha nga “Miza e Bardhë”. Ky insekt ka goditur mbi 10 hektarë tokë, duke prekur disa kultura bujqësore, por më i dëmtuari rezulton të jetë speci. Siç duket edhe në pamje, kjo kulturë është dëmtuar plotësisht, aq sa fermerët kanë nisur ta hedhin në tokë. Fermerët shprehen të shqetësuar, pasi një pjesë e madhe e të mbjellave është dëmtuar, ndërsa përdorimi i preparateve nuk ka dhënë rezultat dhe insekti po fiton terren çdo ditë. “Pesticidet nuk janë të sakta. Në momentin që vjen procesi i vjeljes, shkatërrohet gjithçka”, thot fermerja. “Problematikat më të mëdha janë miza e bardhë dhe krimbat. I dëmton gjethen dhe bima prishet, duke ndikuar në ulje...