Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Itali/ Gjendet i vrarë 23-vjeçari shqiptar në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohen detaje nga ngjarja tronditëse
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Peruxhias dhe komunitetin shqiptar në Itali. Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare që jetonte në Fabriano (Ancona), u vra me thikë në orët e para të së shtunës, në një nga parkingjet pranë Universitetit të Peruxhias. Sipas hetimeve paraprake nga Prokuroria e Peruxhias, ngjarja është klasifikuar si vrasje me dashje, me krimin që rezulton si pasojë e një grindjeje për arsye që cilësohen “të parëndësishme”. Viktima u godit me thikë në fyt dhe në gjoks, plagë që rezultuan fatale. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë: i riu kishte ndërruar jetë në vend. Hekurani kishte udhëtuar drejt Peruxhias për një mbrëmje me shokët. Sipas raportimeve të para, grupi i tij u...