Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PS kërkon përjashtimin e Bardhit/ “30 ditë jashtë Kuvendit”, të hënën mblidhet etika
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin me 30 ditë të deputetit demokrat Gazment Bardhi nga Kuvendi. Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, socialistët argumentojnë se Bardhi ishte shkaktar i kaosit në seancën publike ditën e enjte gjatë raportit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. “Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare” Sipas shkresës, Bardhi është paralajmëruar disa herë, në fillim me vërejtje, më pas me heqjen e fjalës, në fund përjashtim nga seanca, por ai refuzoi të largohej nga salla duke çuar parlamentin në anormalitet. Kështu, Bardhi bëhet deputeti më i padisiplinuar...