Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “STOP”, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për shpërndarje lëndësh narkotike në një lagje të kryeqytetit në rrugën “Xhanfize Keko”. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Sipas burimeve zyrtare, personat e arrestuar janë D. B(K)., 35 vjeç, dhe E. X., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Hetimet paraprake treguan se ata mbanin dhe shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, një formë më e re e tregtimit të kanabisit, që po përdoret gjithnjë e më shpesh në qendrat urbane. Gjatë kontrollit të ushtruar...