Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, një një i ri shqiptar është vrarë me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të Peruxhias. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, teksa viktima është shtetasi Hekuran Cumani, 23-vjeç. Mediat italiane raportojnë se prokuroria po e heton çështjen si vrasje, ndërsa krimi dyshohet se ndodhi pas një konlikti të çastit. Viktima u qëllua me thikë në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kur personeli mjekësor mbërriti në vendngjarje, i riu kishte ndërruar jetë. Pas hetimeve fillestare dhe dëshmisë së disa dëshmitarëve, doli në pah se “një individ ende i panjohur” e goditi 23-vjeçarin pas një sherri të ndodhur gjatë orëve të para të së shtunës në një klub...