Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, 5 të plagosur (VIDEO)
Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune ë aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave” në Durrës. Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital. Policia thotë se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.