PS kërkoi përjashtimin e Bardhit nga Kuvendi me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit nga Kuvendi me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, mund t’i kushtojë Gazment Bardhit 30 ditë përjashtim nga punimet parlamentare. Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, që kërkojnë ta lënë Bardhin 1 muaj jashtë Kuvendit për shkak se, sipas tyre, ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi. “Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e socialistëve. Kërkesa e socialistëve është firmosur nga 14 deputetë, mes të cilëve pjesa më...