Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rikthehet “Albania’s Got Talent”, spektakli i moderuar nga Isli Islami sjell garë dhe emocione të forta në Vizion Plus
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë, spektakli i madh i talenteve “Albania’s Got Talent” rikthehet sërish në ekran, këtë herë me edicionin e dytë, që do të nisë rrugëtimin të hënën në mbrëmje, në orën 21:00, në Vizion Plus. Spektakli që u ka dhënë zë dhjetëra talenteve nga i gjithë vendi, vjen këtë sezon me shumë risi, por duke ruajtur thelbin e formatit origjinal që ka bërë për vete publikun në mbarë botën. Anëtarët e jurisë do të përballen me dhjetëra konkurrentë që do të ngjiten në skenë për të treguar aftësitë e tyre në këngë, numra shpejtësie, akrobaci, balet, dhe çdo formë tjetër arti që frymëzon e emocionon. Një ndër momentet më të pritura është rikthimi i “Golden Buzzer”, butoni i artë...