Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Afganistani dhe Pakistani nisin bisedime paqeje në Doha, mes tensioneve të rritura kufitare
Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë sot në Doha bisedime paqeje, në përpjekje për t’i dhënë fund përplasjes së fundit kufitare që ka shkaktuar dhjetëra viktima. Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, ndërsa delegacionin afgan e kryeson ministri i Mbrojtjes, Mullah Mohammad Yaqoob. Nga pala pakistaneze marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Khawaja Asif dhe shefi i inteligjencës, gjenerali Aseem Malik. Bisedimet vijnë pas një armëpushimi 48-orësh që u thye nga bombardime ajrore pakistaneze në provincën Paktika, ku humbën jetën të paktën 10 civilë. Talebanët e akuzojnë Pakistanin për provokim dhe paralajmëruan se “Afganistani rezervon të drejtën për përgjigje”, megjithatë deklaruan se do të përmbahen për hir të negociatave. Islamabadi nga ana tjetër, kërkon veprime konkrete nga talebanët kundër grupeve të armatosura që, sipas...