Qyteza shqiptare mbushet me plehra/ Banorët protestojnë, mbeturinat vijnë nga 10 komuna të vendit

Qyteza shqiptare mbushet me plehra/ Banorët protestojnë, mbeturinat vijnë nga 10 komuna të vendit

10 komuna të Malit të Zi po i hedhin të gjitha mbeturinat e tyre në lagjen Omerbozhaj të komunës shqiptare të Tuzit. Situata është përkeqësuar vitet e fundit, kur Ndërmarrja Publike “Deponia” ka marrë mbeturinat e të gjitha qyteteve të mëdha të Malit të Zi për përpunim. Në mënyrë të jashtëligjshme, ndërmarrja ka nisur hapjen e gropave të pestë dhe të gjashtë brenda territorit të saj, ndërkohë jashtë saj, në dhjetëra hektarë tokë, në drejtim të banesave të shqiptarëve, janë krijuar vendgrumbullime ilegale të mbeturinave me mbetje të të gjitha llojeve. Banorët thonë se po bëhet e pamundur për të jetuar në tokat e tyre. Sa herë ka organizim të banorëve që i afrohen këtij vendgrumbullimi gjigant të mbeturinave, pranë tyre vijnë edhe forcat e...