Detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës, përplasen dy automjete dhe plagosen 5 persona

Detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës, përplasen dy automjete dhe plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbikalimin e Plepave në Durrës paraditen e kësaj të shtune ku mbetën të plagosur 5 persona. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit të rëndë. Në njoftimin e policisë thuhet: Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të...