Shkodër/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 26-vjeçare, nis hetimi për izraelitin

Shkodër/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 26-vjeçare, nis hetimi për izraelitin

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në në një hotel në fshatin Theth, ku një 26-vjeçare ka kallëzuar një 54-vjeçar nga Izraeli i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të renë. Ngjarja është regjistruar më 9 tetor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. “L. C., 54 vjeç, banues në Izrael, pasi ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Z., 26 vjeçe, banuese në Izrael, e cila pretendon se, më datë 09.10.2025, është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth”, informoi sot policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.