Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Ofendoi kreun e Kuvendit”/ PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, Komisioni i Etikës mblidhet të hënën
bardhi-peleshi në seancën e 16 tetorit TIRANË- Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30, për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, të cilën kërkojnë përjashtimin për 1 muaj nga Kuvendi të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste bëri kërkesë drejtuar për përjashtimin e Bardhit, me pretendimin se demokrati ka thyer në mënyrë të përsëritur Rregulloren e Kuvendit. Në kërkesën e firmosur nga 14 deputetë socialistë, theksohet se Bardhi ndërhyri me tone agresive dhe ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi. “Në seancën e datës 16 tetor 2025, gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të dites, ku konkretisht po raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi, ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur...