Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditën oficerët e BKH-së në Fier gjatë një operacioni të SPAK, prokuroria çon në gjyq tre të pandehur
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit K.K., L.K. dhe G.K., të akuzuar për “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja lidhet me një episod të ndodhur më 15 prill 2025, gjatë një operacioni hetimor të zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit, të cilët ndodheshin në qytetin e Fierit për kryerjen e veprimeve zyrtare në terren. Sipas Prokurorisë, gjatë lëvizjeve të tyre në zona të ndryshme të qytetit, punonjësit e policisë u ndoqën dhe më pas u ndaluan nga tre shtetas, të cilët, pavarësisht prezantimit të oficerëve si punonjës të ligjshëm të rendit, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre....