Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbuloi të dashurën sekrete të Putin/ Intervista që i shkatërroi jetën gazetarit të njohur rus
Në agimin e një dite vere të vitit 2021, shërbimet sekrete ruse zbarkuan në apartamentin e njërit prej gazetarëve më të njohur të opozitës, Roman Badanin. Ishte ora 6 e mëngjesit kur zilen e derës së tij në një lagje të qendrore të Moskës e thyenin pa pushim 6 deri në 8 agjentë civilë të FSB-së, të cilët mbanin në dorë një urdhër kontrolli. Për gjashtë orë me radhë ata kontrolluan çdo cep të apartamentit dy dhomësh, ndërsa jashtë, policë me uniforma bastisnin makinat e tij dhe të bashkëshortes. Më pas, Badanin u shoqërua në komisariat, ku u mor në pyetje për katër orë rresht. Krimi i tij? Publikimi i një interviste me një vajzë që dyshohej të ishte vajza ilegale e presidentit rus, Vladimir...