“Ibrahimovic na traumatizonte te Milani. Djemtë dridheshin para tij, sepse nuk ishin mësuar me këtë”

“Ibrahimovic na traumatizonte te Milani. Djemtë dridheshin para tij, sepse nuk ishin mësuar me këtë”

Philippe Mexes sot jeton qetësisht dhe disi larg futbollit. Ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit, gjatë karrierës italiane, ka luajtur pranë kampionëve si Zlatan Ibrahimovic, me të cilin ndau dhomën e zhveshjes te Milani (2011-2012). Mexes mbeti i impresionuar nga ndikimi i suedezit, aq sa për shumë bashkëlojtarë prania e tij ishte traumë. Në podcastin “Kampo”, Mexes e renditi Ibrën mes lojtarëve më të fortë që ka parë, pranë Messit dhe Ronaldos. “Ai më traumatizoi”, – thotë teksa e konsideroi sulmuesin më imponues, me mentalitet fituesi dhe vetëbesim të jashtëzakonshëm. Te Milani, francezi pa shumë bashkëlojtarë që “paguan çmimin” ndaj Ibrës: “Ai ishte konkurrues, fitues…, por të traumatizonte. Ai traumatizoi kaq shumë bashkëlojtarë, me të vërtetë”. Sipas francezit, Ibrahimovic kërkonte pasimin perfekt dhe bënte presion shumë të...