Vrau biznesmenin italian në Salari të Tepelenës dhe më pas u vetdorëzua, lihet në burg Kamber Sulçe

Vrau biznesmenin italian në Salari të Tepelenës dhe më pas u vetdorëzua, lihet në burg Kamber Sulçe

Burg pa afat ka qenë masa e arrestit të dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e Kamber Sulçes tri ditë më parë në organin e akuzës. Më pas avokati i Sulçes, i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj, ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh, çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës. Vetë...