Gënjeu FBI-në për lidhjet me McGonigal/ Gjykata amerikane dënon ish-diplomatin rus

Gënjeu FBI-në për lidhjet me McGonigal/ Gjykata amerikane dënon ish-diplomatin rus

Nga Mike Eckel, RADIO EVROPA E LIRE Një ish-diplomat rus, i lidhur me një skandal shmangieje sanksionesh që përfshinte një nga ish-agjentët kryesorë të kundërzbulimit të FBI-së dhe një oligark të njohur rus, u dënua me dy muaj burg për akuzat e dhënies së deklaratave të rreme ndaj autoriteteve amerikane. Dënimi i Sergei Shestakov mbyll një kapitull në një çështje që e vuri FBI-në në pozitë të vështirë dhe hodhi sërish dritë mbi Oleg Deripaskën, një miliarder i lidhur me Kremlinin, i cili prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e FBI-së. Në dokumentet përfundimtare të paraqitura në gjykatë, prokurorët amerikanë argumentuan se Sergei Shestakov, 71 vjeç, i cili punonte si përkthyes i autorizuar në gjykatat federale pasi fitoi shtetësinë amerikane në vitin 2013, ishte i...