Si u fut në kurth nga Arjon Hasaj? Detaje nga vrasja e Ramazan Matajt, autori pagoi një vajzë për t’i nisur mesazhe zanore

Si u fut në kurth nga Arjon Hasaj? Detaje nga vrasja e Ramazan Matajt, autori pagoi një vajzë për t’i nisur mesazhe zanore

Arjon Hasaj dhe Ramazan Mataj SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 5 janarit në Postribë të Shkodrës. Dy vëllezërit, Arjon dhe Klisman Hasaj, janë autorët e dyshuar të ngjarjes, njëri si organizator e tjetri si ekzekutor. Nga dosja hetimore, mësohet se autori i dyshuar, Arjon Hasaj, fshihet pas adresës në Instagram me të cilët kishte kontaktuar viktima. Vetë Arjoni ka pranuar autorësinë dhe ka rrëfyer detaje nga takimi me viktimën. Ai rrëfeur se organizaoi takimin me Matajn, përmes një profili mashtrues në Instagram, duke u hequr si femër. Madje, për këtë, kishte punësuar edhe një vajzë rome për t'i nisur mesazhe zanore Matajt, në mënyrë që ky i fundit të bindej se po fliste me një femër....