Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Genta Vangjeli: Kandidati i PS-së për bashkinë e Cërrikut, përfitues i fondeve të institucionit
Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj promovimit të Florenc Dokës si kandidati kryesor i Partisë Socialiste për drejtimin e Cërrikut në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka akuzuar Dokën dhe strukturat drejtuese të Bashkisë Cërrik për përfitime të paligjshme dhe konflikt interesi. Deklarata e PD-së vjen pas një aktiviteti elektoral të organizuar nga PS në kinemanë e qytetit, ku Ministri Andis Salla lavdëroi Florenc Dokën si “njeriun e duhur për Cërrikun”, duke theksuar njohjen e tij me sfidat e qytetit dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm. Por sipas zëdhënëses Vangjeli, realiteti është krejt tjetër: “Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili...