Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen
Burg pa afat ka qenë masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetëdorëzimin e Kamber Sulçes dy ditë më parë në organin e akuzës. Më pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetëdorëzimit të klientit të vet, çka përbën një rrethanë lehtësuese, e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës. Vetë Kamber Sulçe ka...