Ndërron jetë 21-vjeçari i plagosur në aksidentin rrugor Orikum–Himarë

Ndërron jetë 21-vjeçari i plagosur në aksidentin rrugor Orikum–Himarë

Këtë të shtunë ka ndërruar jetë 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy automjeteve, në aksidenti që ndodhi më 6 shtator, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat Fushë. Sipas raportimeve, i riu kishte kaluar një muaj e gjysmë trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por, pas daljes nga spitali, kishte pësuar zhvillim të infeksioneve në plagët e marra, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka bërë me dije se : “Ngjarja që i mori jetën të riut ndodhi në mesnatën e 6 shtatorit, rreth orës 01:30, në aksin rrugor...